Opozita kërkon anulimin e votimit të ditës së djeshme në Kuvend për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë bërë kërkesë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të shpallë votimin e pavlefshëm pasi është falsifikuar.
Sipas opozitës në votimin e projektligjit për teatrin ka patur vjedhjevotash. Ata theksojnë se deputeti Vangjel Tavo nuk ka qenë i pranishëm në sallë dhe nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa figuron në listën e deputetëve që e kanë votuar projekligjin.
‘Ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit, si dhe mund të krijojë bindjen se në listë mund të jenë si votues edhe deputetë të tjerë të cilët nuk kanë qenë të pranishëm’, thuhet ndër të tjera në kërkesën e kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI.
(B.H/Faxweb)