Një gomone që mbante mbi një ton marihuanë u kap dhe u ndalua nga Guardia di Finanza jashtë brigjeve të Salentos e trafikuar nga Shqipëria. Anija u vu re nga rojet detare në brigjet e Santa Maria di Leuca.
Në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.
Motoskafi i cili po lundronte me shpejtësi të ulët drejt brigjeve italaine, ka çuar në dyshimet e rojes bregdetare italiane.
Mjetet lundruese të Policisë finaciare janë vënë në ndjekje të motoskafit i cili sapo i ka pikasur ka shtuar shpejtësinë.
Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundruesh është ndaluar me 3 skafistët në bord. Në bredësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuanë shkruan LaGazzetadelMezzogiorno.it.
Droga e sekeustruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.