Brazili u eliminua nga Belgjika në çerekfinalet e Botërorit pasi u mund me rezultatin 2-1, ndërsa ‘seleçao’ shpërdoroi dhe shumë raste sidomos në pjesën e dytë.
Zhgënjimi është i madh tek brazilianët pasi në ekipin e tyre luajnë yje të futbollit botëror dhe pritshmëritë kanë qenë të mëdha.
Këtë pakënaqësi tifozët e kanë shprehur kundër futbollistëve të kombëtares duke sulmuar autobusin e tyre menjëherë pasi u kthyen nga Rusia.
Ata kanë gjuajtur me vezë, por nuk kanë munguar dhe sendet e forta.
(B.H/Faxweb)