Sipërmarrësi miliardier i teknologjisë Elon Musk ka shpërndarë në rrjet një video ku teston një pajisje të re për shpëtimin e futbollistëve të bllokur në një shpellë në Tajlandë.
Musk tregon një grup që teston pajisjen në një pishinë të shkollës së mesme në Los Anxhelos.
Musk tha në një postim të dielën në mbrëmje se “nëndetësja” – ishte në rrugë drejt Tajlandës dhe do të mbërrinte atje për rreth 17 orë.
“Shpresojmë se është e dobishme,” tha ai. “Nëse jo, ndoshta do të jetë në një situatë të ardhshme”.
Postimet e tij erdhën pasi zyrtarët e SHBA dhe Tajlandë konfirmuan të dielën se katër djem u shpëtuan nga një rrjet shpellash të përmbytura pasi kaluan15 ditë të bllokuar së bashku me ekipin e tyre të futbollit dhe trajnerin. Ata u shoqëruan nga një grup zhytësish tajlandezë dhe ndërkombëtarë.
Tetë djem dhe trajneri mbeten të bllokuar. Musk, i cili drejton kompani të shumta në Kaliforni, duke përfshirë SpaceX dhe Tesla, tha të premten se inxhinierët në stafin e tij do të udhëtonin në Tajlandë për të vlerësuar se si mund të ndihmonin.
Musk tha se bazuar në “reagimet nga Tajlanda”, inxhinierët vendosën të ndërtonin “një nëndetëse të vogël” duke përdorur një tub të madh argjendi.
Sipas tij tubi metalik do të mbart’te nga dy zhytës dhe është I përshtatur për të kalur nëpër boshllëqe të ngushta.
Pajisja gjithashtu është e pajisur me portat e oksigjenit dhe një kon me hundë për të mbrojtur atë ngapërplasja me shkëmbinjtë.
Në një nga videot e testimit që Musk shpërndau, një njeri shihet duke dalë nga cilindri metalik i gjatë rreth 6 metra.
— Elon Musk (@elonmusk) July 8, 2018
(B.H/Faxweb)