03:32 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Publikohet raporti i KE: Në Shqipëri plot 34 për qind e familjeve nuk paguajnë dot dritat dhe ujin

22:54 | 09/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Publikohet raporti i KE: Në Shqipëri plot 34 për qind e familjeve nuk paguajnë dot dritat dhe ujin

Një raport i financuar nga Komisioni Europian nxjerr në pah mjerimin ekonomik ku jetojnë një pjesë e madhe e familjeve shqiptare. Sipas studimit të kryer nga Balkan Monitor, një në tre familje në Shqipëri nuk mund të paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit.

“Në Shqipëri plot 34 për qind e familjeve shqiptare nuk mund të paguajnë dot faturat e shërbimeve publike, ndërsa 42 për qind e tyre nuk kanë ngrohje të përshtatshme në banesat e tyre,” thuhet në vrojtimin e Balkan Monitor, që është financuar nga Komisioni  Europian.

Shqipëria ka numrin më të madh të familjeve që nuk kanë para të paguajnë faturat e dritave dhe ujit. Në vendet e tjera të rajonit, pjesa e popullsisë që nuk paguan dot faturat e shërbimeve publike është shumë më e vogël.

Sipas studimit, në Serbi pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar dritat dhe ujin është 21 për qind, në Kosovë 20 për qind, ndërsa në Maqedoni dhe Malin e Zi shifra është edhe më e ulët, respektivisht 16 dhe 14 për qind.

Vitet e fundit qeveria ka rritur me 27 për qind çmimin e energjisë për pjesën më të madhe të konsumatorëve familjarë, ndërkohë që nga fillimi i këtij viti Enti Rregullator i Ujit rriti me mbi 44 për qind tarifat e ujit në kryeqytet.

Por rritja e ndjeshme e tarifave nuk është arsyeja e vetme se pse familjet shqiptare nuk mund të përballojnë dot të paguajnë dritat dhe ujit. Një tjetër arsye është barra e rëndë e taksave, që qeveria dhe bashkitë kanë ngarkuar në këto fatura.

Sot familjet shqiptare paguajnë disa taksa në faturën e ujit, si tarifën e pastrimit, taksën e posaçme të shkollave si dhe taksën e pronës, e cila pritet të rritet më tej.

Së bashku me rritjen e tarifave këto taksa e kanë bërë të papërballueshme faturën e shërbimeve bazë publike për mbi 250 mijë familje shqiptare ose 34 për qind të të totalit.

Etiketa: KEraporti
Pas

Kur Afrika apasionon moderatoret shqiptare, ja kush e viziton pas Alketa Vejsiut kontinentin e largët

Para

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 10 Korrik

Para
3 shenjat e horoskopit që do kenë shumë fat këtë javë. Zbulojini!

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 10 Korrik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.