Mesfushori i njohur uruguaian, i cili shkëlqeu në Kampionatin Botëror këtë verë në Rusi, kalon te Arsenali nga Sampdoria e Seria A-së.
Torreira është afrimi i katërt i trajnerit Unai Emeri, i blerë për shifrën e 25 milionë eurove. Uruguaiani kreu vizitat mjekësore në Londër ditën e hënë, dhe pasi u ra dakord për termat personalë, ditën e sotme u bë zyrtarizimi.
Me Uruguain në Botëror, Torreira shkoi deri në çerekfinale, ku u përball me Francën dhe më pas u eliminuan. Ekipi londinez po e kërkonte prej kohësh por lojtari vendosi të merrte vendimin pas eliminimit nga Botërori.