Aktori Tab Hunter i cili shkelqeu në Hollywood që prej vitit 1950 ka humbur jetën, raporton CNN. Këtë gje e ka konfirmuar miku i tij që prej 35 vitesh Allan Glaser.
Glaser ka treguar me dhimbje momentin e vdekjes së tij me shumë dëshpërim: “Ne ishim duke ecur në shtëpi dhe ai u rrëzua në krahët e mi në oborrin e shtëpisë, më pas telefonova ambulancën, e transportuam në spital ku dhe humbi jetën”, tha ai.
86-vjeçari me karrierën e tij, ka mbaktur të mbërthyer mediat botërore.“Me flokët e tij të bardhë, sytë blu dhe buzëqeshjen magnetike, Hunter rrëmbeu zemrat e tifozëve filma si “Battle Cry” dhe “Damn Yankees”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
(E.V/Faxweb.al)