20:19 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllokohen 118 kg mish pa vulë dhe çertifikata veterinare në Burrel, gjobat që u vendosën

18:55 | 10/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokohen 118 kg mish pa vulë dhe çertifikata veterinare në Burrel, gjobat që u vendosën

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vazhduar aksionin e saj ditën e sotëm në Burrel dhe Dibër mbi kontrollin e tregëtimit të mishit.

Nga aksioni i AKU-së është bllokuar 118 kg mish, pasi kjo sasi ishte jashtë standardeve ligjore, pa vulë dhe çertifikatë veterinare .

Në total e vlera e gjobave të vëna nga AKU për subjektet që tregtonin mish në këto kushte,  arriti në shifrën 800000 lekë.

AKU i ka bërë thirrje të gjithë subjekteve tregëtrae që tregtojnë produkte  brenda standardeve ushqimore si dhe të pajisura  me vulë dhe çertifikata veterinare.

Njoftimi i plotë:

“Vijojnë aksionet e AKU-së për monitorimin e njësive tregtare gjithë Shqipërinë. Në qarkun e Dibrës, në kuadër të kësaj fushtate, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka shtuar shumë kontrollet dhe po mban në monitorim të rreptë të gjitha njësitë tregtare kryesishtt të mishit.

Gjatë këtyre inspektimeve në qytetin e Burrelit, në lagjen Drita, AKU ka gjobitur 3 subjekte tregtare, nga ku bllokoi 20 kg mish viçi dhe 12 kg mish qingji pa vulë dhe çertifikatë veterinare. Subjekti tregtar me Nipt L28319901 L u gjobit konform ligjit me gjobë për gjurmueshmërinë me vlerë 200000 lekë. Në vijim të këtij aksioni u bë e mundur gjithashtu dhe bllokimi i një sasie prej 30 kg mish viçi, në një tjetër subjekt tregtar me Nipt K 8801 6901P, i cili ndodhej në të njëjtën lagje.  Dhe kjo sasi mishi ishte pa vulë dhe çertifikatë vetenare. Dhe ky subjekt u gjobit në vlerën e 200000 lekëve për gjurmueshmërinë.

Subjektit të treti, jashtë konform ligjit, iu bllokua një sasi prej 39 kg mishi viçi. Dhe kjo sasi ishte jashtë standardeve ligjore, pa vulë dhe çertifikatë veterinare. Dhe ky subjekt u gjobit me 200000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë. Aksioni i AKU-së u shtri dhe në lagjen tjetër të qytetit të Burreli, “Pjeter Budi”, ku gjatë kontrollit në subjektin me Nipt. L87818902K u bllokua sasia prej 17 kg mish qingji pa vulë dhe çertifikatë veterinare. Në total sasia e bllokuar nga ky aksion ishte 118 kg mish dhe vlera e gjobave të vëna arriti në shifrën 800000 lekë.

AKU u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare të tregtojnë produkte brenda standardeve ushqimore dhe të pajisura me vulë dhe çertifikata veterinare nga ana tjetër u bën thirrje konsumatorëve të zgjedhin njësitë tregtare të licencuara dhe të kërkojnë gjithmonë dokumentin fiskal si një prej elementëve që garanton gjurmueshmërinë dhe për rjedhojë sigurinë ushqimore.”

(E.V/Faxweb.al)

Etiketa: 118kgburrelgjobatmish
Pas

Foto/ Bleu Cristiano Ronaldon, si do të jetë skema e Juventusit tani

Para

Merrnin deri në 2000 euro për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët, pranga avokatit dhe punonjësit të policisë (EMRAT)

Para
Merrnin deri në 2000 euro për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët, pranga avokatit dhe punonjësit të policisë (EMRAT)

Merrnin deri në 2000 euro për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët, pranga avokatit dhe punonjësit të policisë (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

U dënua nga Gjykata e Sienës për përdhunimin e ish-gruas, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.