10:48 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump ‘trondit’ europianët: Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia, kjo është një gjë shumë e keqe…

11:29 | 11/07/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump ‘trondit’ europianët: Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia, kjo është një gjë shumë e keqe…

Presidenti i SHBA Donald Trump i cili ka mbërritur në Europë për samitin e NATO-s ka lëshuar kritika të forta në drejtim të Gjermanisë.

Sipas Trump Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia për shkak të gazit natyror që merr prej saj.

Në bisedimet në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ishte një “gjë shumë e keqe për NATO” se Gjermania ishte “plotësisht e kontrolluar nga Rusia”.

Ai u shpreh që 70% e importeve të gazit në Gjermani ishin ruse, pavarësisht se  shifra e fundit zyrtare ishte në të vërtetë 50.75%.

Ai ka akuzuar europianët se nuk kanë paguar mjaft për operacionet e NATO-s.

Samiti i Brukselit vjen më pak se një javë përpara se Trump të takohet me Vladimir Putin, në Helsinki, duke ringjallur shqetësimet midis aleatëve amerikanë për afërsinë e tij me presidentin rus.

Presidenti Trump tronditi disa duke thënë se samiti i NATO-s mund të jetë më i vështirë se takimi i së hënës me Putin.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, e akuzoi atë për kritikën ndaj Europës “pothuajse të përditshme”, duke shkruar: “Amerikë e dashur, vlerësoj aleatët tuaj, pasi nuk ke shumë”.

Tusk tha se BE shpenzon më shumë se Rusia për mbrojtjen, dhe po aq sa Kina. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: donald trumpgjermania
Pas

Para nga kriminelët?! Prokurori Cama: Unë e kam dhënë provën e zjarrit, s’kam bërë as pushime jashtë shtetit!

Para

Admirali tajlandez: Kishim pak shpresa nëse djemtë do të ishin gjallë, por nuk u dorëzuam

Para
Admirali tajlandez: Kishim pak shpresa nëse djemtë do të ishin gjallë, por nuk u dorëzuam

Admirali tajlandez: Kishim pak shpresa nëse djemtë do të ishin gjallë, por nuk u dorëzuam

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Berisha: ‘Hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë çështje’, Rama refuzon kandidaturën tonë

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

“Dogana në 24 orë”, Rama: Themel i sigurisë ekonomike dhe integrimit europian të Shqipërisë

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor refuzon kërkesën

Pas 12 ditësh tensioni me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes viziton Kinën

Gjetjet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në vend, Celibashi: Pavarësisht progresit, sfidat mbeten të mëdha

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.