Anglia ishte një hap larg kalimit në finale të Kupës së Botës por u mund nga Kroacia me rezultatin 2-1 në kohë shtesë edhe pse kishte kaluar e para në avantazh.
Sigurisht që kjo ka shkaktuar dhe zhgënjimin e futbollistëve anglezë. Ndër ta që kanë reaguar është edhe sulmuesi Harry Kane i cili përmes një postimi në ‘Twitter’ ka thënë që ky eliminim dhemb shumë, por mund të jenë krenarë.
“Dhemb shumë. Do të dhembë për një kohë. Mund të jemi krenarë dhe do të kthehemi. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”, ka thënë ai. (B.H/Faxweb)