Komisioneri Johannes Hahn bëri një deklaratë bombë ditën e djeshme kur u shpreh se në përfundim të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë do të kishte ndryshim kufijsh.
Deklarata shkaktoi reagime të forta më së shumti në Greqi ku iu kërkuan menjëherë sqarime komisionerit pasi deklarata ishte tepër serioze.
Por në një reagim për mediat greke zëdhënësi komisionerit ka deklaruar se Hahn në asnjë mënyrë nuk I është referuar ndryshimit të kufijve.
“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar. Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshje të pranueshme reciproke mes dy vendeve“, tha zëdhënësi i eurokomisionerit Hahn, shkruan ‘Kathimerini’. (B.H/Faxweb)