Është bërë e zakonshme që vëmendja e liderve politikë tashmë të fitohet dhe në rrjetet sociale, dhe kryeministri Edi Rama e ka shprehur këtë aftësi më së miri.
Së fundi nga samiti i NATO-s që po mbahej në Bruksel, ai publikoi një video ku shihej së bashku me liderë të tjerë botërorë duke ndjekur minutat e fundit të sfidës mes Kroacisë dhe Anglisë. Ndërkohë që një ditë më parë Rama ishte në Londër.
Pikërisht kjo rastësi ka bërë që në rrjet Rama të etiketohej si tersi i kombëtares angleze. Këtë gjë ja ka vënë në dukje përmes një komenti në rrjetet sociale zëdhënësi i LSI-së Shaban Sulçe.
‘’Duhet patjetër të shkoje në Londër, që të eleminohej dhe Anglia?!”, shkruan Sulçe në komentin e tij.
Rama dhe ‘’këmba e tij’’ e tersit ka qenë e pranishme në pothuajse të gjitha ndeshjet që Kombëtarja Shqiptare ka luajtur, duke bërë që prania e kryeministrit në stadium të shihet shumë me dyshim.