Blerja e Kristiano Ronaldos nga ekipi i Juventusit duket se do e detyrojë këtë të fundit të shesi një nga yjet që ka në skuadër. Dhe një lojtarët që përflitet të shitet dhe që të mund të nxirrte një pjesë të mirë të parave që u dhanë për blerjen e Ronaldos do të ishte argjentinasi Paulo Dibala. Lojtari duket se nuk kaloi një zezon të mirë në Torino si dhe pati dhe mosmarrëveshje me trajnerin Alegri.
Klubi që është hedhur në sulm për Dibalën është Liverpuli i cili mendohet se ka filluar bisedimet me lojtarin duke ofruar një shumë prej 90 milionë euro.