Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale te presionit atmosferik i cili do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot të pjesërisht të qëndrueshëm.
Sot moti do të jetë me diell përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në verilindje ku në mesditë do të marrin impuls duke u shoqëruar me rreshje shiu të izoluara. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7- 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie të lehte.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 15/31°C
Zonat e ulëta 18/33°C
Zonat bregdetare 19/31°C
Dita e Shtunë dt 14 Korrik moti do të jetë me diell përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në shtim në mesditë në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7- 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 14/29°C
Zonat e ulëta 19/32°C
Zonat bregdetare 20/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari