Pasi pranoi akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka mberritur sot ne Gjykaten e Tiranes, ne pritje te vendimit per denimin e tij.
Prokuroria teksa ka lexuar pretenden kerkoi denimin e Roshit me 7 muaj e 15 dite burg, por te pezullohet vuajtja e denimit me burg dhe venien e tij ne sherbim prove.
Pala mbrojtese kerkoi qe ish kryebashkiaku te denohet me pune me interes publik. Vet Roshi ishte dakort me kerkesen e avokatit te tij Maks Haxhia. Gjykata u terhoq dhe pritet te jape vendimin po sot.
“Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, është shprehur Roshi.
Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penalë, por pas verifikimit qe beri Prokuroria, rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.
Discussion about this post