Kombëtarja e Spanjës ka patur probleme të shumta sa i takon trajnerëve. Kujtojmë se një ditë para se të niste kampionati Botëror, ishte Julen Lopetegui, që la “Furinë e Kuqe” për postin e trajnerit të Real Madridit.
Federata e ndodhur në këto kushte, menjëherë në krye të Kombëtares emëroi Fernando Hierro, i cili u eliminua nga Rusia pas gjuajtjes së 11 metërshave. Pas kthimit nga Botërori , edhe Hierro u largua nga Kombëtarja për t’i lënë vendin ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique.
Ky i fundit do të mbërrijë ditën e enjte në qendrën sportive të Kombëtares së Spanjës dhe do të prezantohet në krye të “Furisë së Kuqe”. Tekniku do të marrë “çelësat” e kombëtares së Spanjës ditën e enjte në qendrën sportive të Kombëtares së Spanjës në La Roza, një zonë e cila ndodhet pranë Madridit.