Ditën e djeshme shoqëria civile dhe aktorët kanë realizuar marshimin e tyre para Kryeministrisë dhe Presidencës, duke kërkuar një zëri mos dekretimin e ligjit nga ana e presidentit Meta mbi prishjen e Teatrit Kombëtar.
Sërish ditën e sotme aktorët janë para sheshit të Teatrit Kombëtar duke treguar rezistencë mbi mos prishjen e tij.
Profesori i Universitetit të Tiranës, Ervin Goci në fjalën e tij tha se ka ardhur koha të bëjnë rezistencë me trupat e tyre, nëse qeveria nuk tërheq ligjin.
“Askush nuk do të afrohet tek Teatri”, është shprehur ai duke theksuar se nuk kanë pasur në plan të bëjnë rezistencë me trupat e tyre, për sa kohë kanë zgjedhur që të negociojnë, por nëse ligji nuk kthehet atëherë ata do të ngujohen tek godinat për t’i mbrojtur.
“Opozita duhet të lëshojë mandatet në Parlament, nëse duan të bëjnë opozitë. Nëse se bëjnë këtë po tallen me ne, por jo vetëm me ne por me veten e tyre. Nëse nuk i lënë mandatet atëherë janë pa moral”, u shpreh ai.
Më pas profesori ka lexuar deklaratën që ka bërë më herët për mediat, Alenca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
(E.V/Faxweb.al)