22:22 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjashtë gjërat që mund të dëmtojnë lëkurën gjatë një vere të nxehtë

16:33 | 14/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjashtë gjërat që mund të dëmtojnë lëkurën gjatë një vere të nxehtë

Temperaturat e nxehta dhe plazhi, së bashku me shumë faktorë të tjerë janë gjithmonë rrezik për lëkurën. Dhe në rastet kur kujdesi ndaj lëkurës është minimal, atëherë rezultatet do të jenë vërtet serioze.

Në një kërkim të vogël për dëmet që i sjell dielli lëkurës në verë, ja cilat janë rezultatet:

Koha e gjatë në diell mund të të shkaktojë akne. Është thjeshtë një mit që dielli mund t’i kurojë aknet. Duket sikur dielli pastron fytyrën, sepse në fakt, ajo bëhet më e errët dhe problemet duken më pak në sipërfaqe, por në realitet dielli u bën më keq akneve. Rrezet UV i bëjnë shumë keq fytyrës, sepse lëkura mund të humbasë hidratimin. Sipas YouBeauty, trupi përpiqet të prodhojë më shumë yndyrë në vetvete, gjë që mund të bëhet shkak për krijimin e më shumë akneve. Përveç kësaj, drita e diellit mund të shkaktojë inflamacion.

Kapela mund të të irritojë lëkurën. Nëse je mësuar që gjatë kohës së verës të mbash gjithmonë kapelë, edhe ky është një rrezik i shtuar, sepse temperatura e nxehtë transmetohet në lëkurë edhe nëpërmjet kapelës. Këshillohet që kapelën mund ta mbash vetëm kur je në diell të fortë, por jo në çdo rast ose nëse je në hije. Mendohet se rrezet e përthithura nga kapela (ose edhe bakteret) mund të të irritojnë shumë lëkurën.

Djersitja mund të bllokojë poret. Djersitja, në vetvete, nuk shkakton akne. Por, shpeshherë ajo përzihet me yndyrën natyrale të trupit dhe me bakteret dhe mund të kthehet në problem për irritimin e lëkurës. Me siguri, nuk do të rrish në diell për një kohë të gjatë dhe të djersish edhe kur e di që më pas do të kesh bllokim të poreve.

Disa kremra dielli mund të shkaktojnë akne. Po, disa kremra dielli mund të shkaktojnë akne, por kjo nuk është arsye për të shmangur SPF, këshillon revista class. Nëse disa kremra mund të shkaktojnë bllokim poresh, ka shumë të tjera që janë të sigurta për fytyrat me akne.

Klori mund të thajë lëkurën. Në këto raste këshillat vlejnë për ata që gjatë verës preferojnë pishinat. Ndonjëherë duhet të bësh kujdes nga kimikatet, sepse ato ta thajnë shumë lëkurën. Mos harro se kur lëkura thahet, trupi prodhon yndyrë ekstra, gjë që krijon probleme të tjera. Pasi ke dalë nga pishina, shpëlaje fytyrën më ujë të pastër.

Kujdes me ajrin e kondicionuar. Edhe nëse i shmang ambientet e hapura, sërish lëkura mund të ketë probleme të tjera. Ajri i ftohtë që vjen nga kondicioneri mund ta thajë lëkurën. Duhet ta shmangësh gjumin afër një kondicioneri ose freskueseje, në mënyrë që ajri i ftohtë mos të të fryjë në fytyrë.

Etiketa: dielllekurenxehte
Pas

Policia ndalon një nga të dyshuarit për vrasjen e 34-vjeçarit nga Laçi, e telefonoi ditën kur u zhduk…

Para

Detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit nga Laçi, u gjet i vrarë me plumb në kokë, si u zbuluan autorët

Para
Detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit nga Laçi, u gjet i vrarë me plumb në kokë, si u zbuluan autorët

Detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit nga Laçi, u gjet i vrarë me plumb në kokë, si u zbuluan autorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.