18:54 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dyshimet/ Pse u vra 34-vjeçari nga Laçi? Zbardhet dëshmia e të arrestuarit: E vrava afër një lumi, pastaj…

18:29 | 14/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U gjet i vrarë dhe i groposur pranë varrezave të Niklës, kush është 34-vjeçari nga Laçi

Fax News ka zbardhur detaje të reja në lidhje me autorët e dyshuar për vrasjen e 34 vjeçarit Kejsi Hysa (Eljon Hysa), i cili u gjet i groposur këtë të shtunë pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel, në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor raportohet një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Hysës është Hysni Rama.

Fax News raporton se viktima i ka patur para borxh Hysni Ramës dhe ka shkuar ta takojë. Familjarët kanë patur dijeni për këtë gjë. Ndërkohë Rama është ndalur dje nga policia duke u vënë përballë fakteve(tabulateve telefonike).

Nga ana tjetër Rama nuk e ka pranuar autorësinë e vrasjes së viktimës. Por pas shumë tratativash dhe ballafaqim faktesh nga ana e grupit hetimor ai ka rrëfyer se e ka vrarë afër një lumi dhe më pas e ka transportuar në vendin ku është gjetur sot nga policia.

Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar atë së bashku me zhdukjen e tyre dhe personat me të cilët ai do të takohej.

Dhe kanë qenë pikërisht këto që kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes, autorëve dhe vendndodhjen e trupit.

Burime për Fax News raportojnë se ai u gjet i vrare me një plumb në kokë. Të dy autorët e dyshuar janë nga fshati Nikël i Fushë-Krujës.

Në banesën e njërit prej tyre u gjetën dhe sekuestruan dy arme zjarri. Bëhet e ditur se autoret u zbuluan nga pergjimet telefonike.

Policia bën me dije se grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.

Sipas burimeve ditën kur Kejsi Hysa u zhduk do të takonte një person me H.R në Nikël të Fushkrujës i cili ka një mobileri, nga ajo ditë ai ka humbur kontaktet me familjet e tij.

Njoftimi i plotë

Më datë 14.07.2018,  Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel  kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin,  të shpallur në kërkim ( i humbur) .

Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.

Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: elion hysahysni ramakejsi hysa
Pas

Rusi 2018/ Belgjika fiton vendin e tretë, mposhti Anglinë në finalen e vogël

Para

“Ismail Kadare gëzon shëndet të plotë”, botuesi i Kadares përgënjeshtron poetin

Para
“Ismail Kadare gëzon shëndet të plotë”, botuesi i Kadares përgënjeshtron poetin

“Ismail Kadare gëzon shëndet të plotë”, botuesi i Kadares përgënjeshtron poetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinët kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Kallas: Trump kërkoi rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, u përgjigjëm pozitivisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.