Motra e viktimës e cila u ekzekuta mëngjesin e sotëm së bashku me bashkëshotin në Shkodër ka folur pak minuta më parë për Fax News.
Antonela Ndoci, motra e Silvës ka kërkuar që të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ajo është shprehur se lajmin e dhimbshëm e ka marrë vesh nga dajat duke qenë se vetë jeton në Itali.
Antonela ka thënë se nuk ka pasur dijeni për probleme që mund të ketë patur çifti i ekzekutuar këtë të dielë.
(E.V/Faxweb.al)