Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë si futbollist i Juventuesit. Sulmuesi portugez në fjalën e tij të parë si bardhezi, u shpreh ndër të tjera se vendimi ka qenë i lehtë për të ndërruar ambient, ndërsa në Itali ka ardhur për një sfidë të re. Ai ndër të tjera tha se kërkon të lërë gjurmë te Juventuesi dhe pse jo të fitojë Champions League.
“Historia në Real Madrid ka qenë shumë e shkëlqyer, falënderoj gjithë tifozët. Juventusi është ndër klubet më të mira në botë. Vendimi për të ardhur këtu ka qenë i lehtë dhe është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Jam ende shumë i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat. Në këtë pikë të karrierës sime duke luajtur për këtë klub të madh, më bën shumë të lumtur. Unë jam shumë i motivuar. Jam shumë i lumtur dua të lë gjurmë te Juventusi. Kampionati italian është shumë i vështirë, por më pëlqejnë sfidat. Shpresoj që të fitojmë Champions League”, u shpreh ai.