Albëria Hadërgjonaj është një prej kënëgëtarëve më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.
Këngëtarja është përfolur shpesh për ndërhyrje estetike, ndërkohë që së fundmi ka treguar se është penduar që ka operuar hundën.
E ftuar në emisionin ‘Rudina’ Albërija krahas projekteve muzikore dhe punës së re në Amerikë ka treguar dhe eksperiencën e saj me ndërhyrjet plastike.
‘Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim.
Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë, por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë’- ka thënë Albërija.
(M.Q/Faxweb)