12:10 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi Rama-Hahn, reagon Kryemadhi: Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, vetëm një qeverisje e re mund…

17:34 | 17/07/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi Rama-Hahn, reagon Kryemadhi: Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, vetëm një qeverisje e re mund…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas takimit të komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi shkruan se fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi dhe aq më pak në BE.

Sipas saj “asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajke e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformen në drejtësi.”

Më tej Kryemadhi shkruan se vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

Postimi i plotë

Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!

As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel.

E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjeter vetëm një kopje e strategjisë që ministrja Klajda Gjosha ia ka kerkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë.

Deri më sot kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës.

Paaftësia, arroganca dhe korrupsioni, përfshirja në trafiqe dhe lënia e Shqipërisë jashtë hapjes së negociatave nuk mund të ndreqen me kopjet që i merr nga ish ministrja e integrimit.

Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajke e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformen në drejtësi.

Ndaj çdo përpjekje për shoë me ngjyra e ndriçim artificial është thjesht i dalë mode si metodë për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër.

Vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e tyre e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë.

 

Etiketa: ilir metakomisioneri hahn
Pas

Nga fallxhorja te internimi në Shqipëri, njihuni me policin që u arratis në këmbë drejt Italisë

Para

Trump e pranon publikisht: Takimi me Putin më i mirë se i NATO-s, gjithçka tjetër “lajm fake”

Para
Trump e pranon publikisht: Takimi me Putin më i mirë se i NATO-s, gjithçka tjetër “lajm fake”

Trump e pranon publikisht: Takimi me Putin më i mirë se i NATO-s, gjithçka tjetër “lajm fake”

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Trumpin e shpëtoi Zoti sepse ka një plan edhe për Evropën”, Rama: Epokë e artë edhe për ne

Adoleshenti përplas të moshuarin në Divjakë

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama: Këtu ju trajtojmë si Perëndi, shtëpia jonë është e mikut dhe Zotit

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Rama: Duhet të çelim një epokë të re për Evropën, kontinenti duhet të bëjë të pamendueshmen

Dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar, lihet në burg vëzhguesi i kandidatit të PS

‘Të gëzuar dhe të tmerruar nga progresi që Shqipëria ka arritur”, Rama: Kemi bërë një rrugë të gjatë, jetojmë në kohë të ndërlikuara

Elbasan/Finalizohet operacioni “Shënkolli”, arrestohet 30-vjeçari që vodhi automjetin në lagjen Shënkoll

Shkodër/ Digjen 3 automjete dhe një zyrë pune në pronësi të një 32-vjeçari

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Gaza mes jetës dhe vdekje/ Uria po fut edhe më tej në kolaps sistemin e shëndetësisë, qytetarët nuk mund të dhurojnë gjak për shkak të anemisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.