Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Raportohet se nuk ka persona të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme material. Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë në pajisjet elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, si dhe evakuimin e banorëve.