Një hap pozitiv të stërvonuar e ka quajtur kryeministri Edi Rama rekomandimin pozitiv të Brukselit për Kosovën sa i takon liberalizimit të vizave.
“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën.” shkruan Rama në Facebook.