Artistët dhe aktivistë të shoqërisë civile vijojnë protestën e tyre në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.
Në fjalën e tij regjisori Kastriot Çipi i cili foli dhe në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar tha se ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka pranuar një takim me ta.
“Romana Vlahutin do të takohet me artistë që janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit .Takimi do të mbahet të premten e ardhshme”, ka qenë ky njoftim i Çipit gjatë fjalës së tij në protestë.