Kuvendi pritet që të ketë sot një axhendë të ngjeshur, ku në nisje të seancës do të ketë një fjalë nga ana e presidentet kroate, që nga dje ka nisur një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Fax News mëson se opozita ka vendosur që të jetë e pranishme gjatë fjalës së saj, dhe menjëherë pritet që të largohet nga salla.
Ndërkohë që në këto moment e në ambientet e jashtme të Kuvendit është duke u vendosur busti i Pjetër Arbnorit, ish-drejtues i Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë ceremoni janë të pranishëm ministra dhe deputetë, si dhe figura të tjera publike.
(E.K/FAXWEB.AL)