Nuk është e zakontë që në Kuvend të shohim veprime të tilla, po duhet thënë se me kryeministrin Rama tani do të duhet të ishim mësuar.
Së fundi ai është kapur sot në një moment duke pirë kafe pas shpinës së presidentes së Kroacisë, e cila mbajti një fjalim sot në Kuvend përpara deputetëve. Vetë Rama ka qenë i përgjumur, ku disa herë i është hapur edhe goja, kjo ndoshta ka bërë që të ndiejë dhe nevojën e kafes.
Presidentja kroate ka zhvillua disa takime gjatë vizitës së saj në Tiranë, ndërsa pasditen e sotme do të vizitojë dhe qytetin e Beratit.