Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi po zhvillon një takim me prodhuesit e ushqimeve të cilët kërkojnë nga ai sqarim, për masat e marra për sigurinë ushqimore të mishrave dhe qumështit gjatë sezonit.
Ndërkohë që prodhuesit kërkojnë nga ministria subvencione në prodhimin dhe tregtimin e qumështit, Peleshi është shprehur përmes videokonferencës se do të analizojë një plan biznesi për të plotësuar kërkesat e tyre.
“Kemi probleme në lidhje me tregtimin e mishit. Sot 35 thertore kanë arritur standartet. I njohim problemet që kemi në prodhim. Po adoptojmë sistemin më të mirë të sigurisë ushqimore. Tregtimi i kafshëve bëhet si në Mesjetë. Po adoptojmë sistemin më të mirë të sigurisë ushqimore. Do të analizojmë një plan biznesi”, është shprehur Peleshi.