Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehi i ftuar në Fax News komentoi takimin e kryetarit Basha me ish deputët Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj pas plot një viti distancim.
Shehu u shpreh se takimi ishte një situatë krejt normale për Partinë Demokratike, e cila sipas tij është parti e dyerve të hapura.
“Unë do të thoja se kjo është dicka normale në PD. Është normale që të takohesh të shkëmbesh mendime. Disktuam për çështje të ndryshme në PD, e cila është parti e dyerve të hapura. Unë nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme, përkundrazi është një gjë normale të takohesh me ish deputetë apo figura të rëndësishme të PD-së.
Më tej në mënyrë spontane u ndodhëm te zyra e Bashës, ishte Berisha, Ruli, unë dhe Musatafaj që bashkëbiseduam miqësisht së bashku për probleme të ndryshme të vendit. Unë gjykoj se ky është një nga virtytet e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike është një parti e hapur, ashtu siç ka nevojë për prurje të reja, po ashtu ka nevojë për ato që kanë dhënë potencial në Partinë Demokratike, pasi ndryshe ne nuk arrijmë qëllimin tonë. Është normale që të ketë dhe debat, por sidoqoftë koncepti i PD-së është që të krijojë hapsira për të gjithë.
Pra unë atë që pashë sot ishin të gjithë së bashku, ka një virtyt të PD-së që duhet ruajtur, kultivuar për të qenë forca më e rëndësishme e politike e vendit. Basha foli qartë, për çështjen afrimit me të gjithë. Me një hapsirë për të afruar të gjitha ato që janë gati të jenë kontribues për të larguar këtë qeverisje e cila është larg interesave kombëtare.
Nuk është ribashkim, unë konsideroj si një linje konseguente në vazhdimësi të PD-së, jo një eveniment të shkëputur. Unë mendoj se PD ka hapësirë për të gjithë.”
(M.Q/Faxweb)