Shkrimtari Rudi Erebara e ka cilësuar të frytshëm takimin me ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vllahutin për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Erebara shkruan se zonja Ambasadore na njoftoi se pret nga Brukseli një analize juridike të çeshtjes.
“Takimi me Ambasadoren e Bashkimit Europian, znj. Vllahutin ishte i frytshem. Zonja Ambasadore na njoftoi se pret nga Brukseli nje analize juridike te ceshtjes. Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit dorezoi gjithashtu nje qendrim te detajuar imtesisht, ku tregohet qarte pse ligji per te shembur teatrin eshte ne shkelje te shumefishte te kushtetutes se Shqiperise, edhe plot ligjeve te tjera.
I bejme thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise, Zotit Ilir Meta, te rrezoje ligjin e kaluar nga Kuvendi i Shqiperise si nje ligj antikushtetues”
(M.Q/Faxweb)