Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj pritet të realizojë një tjetër rol ndërkombëtar. Së fundmi ai është transferuar edhe në Turqi, ku edhe po zhvillon karrierën e tij.
Këtë herë Nik, ka zbuluar edhe ofertën më të fundit nga producentët në këtë vend, për tu bërë pjesë e një seriali të ri. Nik Xhelilaj do të luajë në rolin e një shqiptari. Në intervistën e tij për “Nin” ai ka thënë:
“Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”.