Predikuesit që besojnë pasazhe nga Blibla, mendojnë që hëna e përgjakur do të pasohet nga fundi i botës dhe njerëzimit. Eklipsi i hënës më i gjati në shekullin e 21 do të zgjasë thuajse dy orë ndërsa do të marrë edhe një ngjyrën e gjakut. Ndërkohë që vëzhguesit e qiellit do të shijojnë fenomenin e mahnitshëm, skeptikët do të përgatiten për fundin e botës.
Teoria u bë e famshme fillimisht nga priftërinjtë John Haee dhe Mark Blitz të cilët theksonin se “teatradët” do të vijonin me katër eklipse të njëpasnjëshme të cilat filluan në prill të 2014 me gjashtë hëna të plota në ndërmjet, janë treguese edhe të fundit të botës, të përshkruara edhe në Bibël me Veprat 2:20 dhe Zbulimi 6:12.
Sidoqoftë tetradi mbaroi në shtator të 2014 dhe ne jemi sërish këtu. Fundin e botës, priftërinjtë e përshkruajnë me disa evente tragjike që do të godasin planetin dhe që sipas tyre me shumë mundësi mund ta shkatërrojnë. Teoria është marrë e mirëqenë nga shumë persona të cilët nuk harrojnë ta kthejnë disa javë përpara hënës së përgjakur.
Teoria e “hënës së përgjakur” është intepretuar edhe nga Libri i Joel, në të cilën shkruan: “Dielli do të bëhet i errët, ndërsa hëna do të marrë ngjyrën e gjakut, përpara se ditët e tmerrshme të zotit të vijnë. Ndërkohë teoria është hedhur poshtë nga ekspertët, duke e konsideruar thjesht si një mit.
(J.D/Faxweb)