Ata janë ndër çiftet më të përfolur në botën e showbizit, e sidmos për jetën e tyre private. Bëhet fjalëpër këngëtarin Blero, dhe bukuroshen Afrona Dika.
Jo pak herë janë bërë kryetema e mediave rozë për shkak të ndarjeve dhe ribashkimeve të shpeshta, por tani çifti mesa duket e paska ndarë mendjen, pasi kanë vendosur të martohen.
Lajmin e ka dhënë për ndjekësit Afrona në Instagram, e cila ka postuar një foto të një ceremonie dasme buzë detit, foto në të cilën ka etiketuar edhe Bleron.