Është shkarkuar nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Ervin Metalla. Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga ana e KPK-së, dhe ajo që e ka dëmtuiar më së shumti figurën e tij, është kërkesa për të marrë një kredi të butë.
Sipas ILDKPKI nuk ka probleme me pasurinë e Metallës. KPK ka kryer hetim administrativ për kriterin e pasurisë. Hetimit iu nënshtruan pasuritë si vijon: apartament banimi 96 m katrorë me garazh blerë në Tiranë në vitin 2007 me burim kredi që është pasuar më pas me ndryshim të kontratës së kredisë duke ia kaluar vëllait.
Sipas KPK Metalla ka vendosur një cmim prej 75 mijë euro të apartamentit që të përfitonte një mbulim të plotë të vlerës së apartamentit se banka mund të financonte vetëm 70 përqind të vlerës. Më pas është ndryshuar kontrata e kredisë dhe ia ka kaluar vëllait shtepine dhe kredinë që të merrte kredi tjetër lehtësuese si i pastrehe.
Vete subjekti e ka pranuar qe shtepine e pare e ka kaluar ne emrin e vellait por qe perdorej nga vete subjekti dhe ky kalim sipas KPK eshte bere qe te merrte kredi te bute.
Sipas KPK, parate e marra nga kredia me kushte lehtesuese per strehim ne vendin e punes, gjyqtari Metalla e ka kaluar ne nje firme ndertuese ne Durres ku punonte si gjyqtar. Me pas ai e ka kaluar ne llogarine e babait te tij duke anuluar kontraten e shtepise ne Durres me firmen. Pra sipas KPK, Metalla ka marre kredi si i pastrehe dhe ka ndryshuar destinacionin e kredise.