Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PD-së Gent Stazimiri se u provua që anëtari i gjykatës së Lartë Ardian Dvorani nuk justifikonte 99 milionë lekë, por u mor në mbrojtje nga KPK-ja.
Nëpërmjjet një postimi në ‘Facebook’ Rama tha se Vettingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.
Pas këtij postimi ka reaguar kreu i grupit pralamentar të LSI-së, Petrit Vasili i cili shkruan se kryeministri nuk i ndalon diarreja logjike kur flet për Vetingun dhe drejtesinë.
Vasili ka ironzuar Ramën duke thënë se ku flet për ndërkombëtarët se po ruajnë vettingun është një humor idiot.
Në fund të shkrimit deputeti i ka dhënë një ‘këshillë’ Ramës, që të mbahet dhe të mos lëshohet fort nëpër diarre budalleku.
Satatusi i plotë:
“Ç’dizaster kjo diarreja logjike e kryeministrit per vetingun.
Kryeministrit nuk i ndalon diarreja logjike kur flet per vetingun dhe drejtesine.
Ky qe flet per nderkombetaret qe ruajne vetingun.Ç’fare humori idiot.Ky ata kandidate qe nderkombetaret ja refuzuan se ishin nje turp dhe pa integritet ky i futi ne KLGJ dhe KLP.
Po tani pse i filloi vertet gjithe kjo diarre??
Ç’hall i madh ja shpertheu?
Ç’mik i zemres ju prek?
Ç’interes ju cenua kaq shume?
Ç’e palare trembet se i del sheshit?
Mbahu kryeminister,mblidhu dhe mos u lesho kaq fort neper diarre budalleku,se si çdo semundje edhe diarreja t’i shkurton ditet,kembet dhe…..”
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post