Pronarët e rinj të Milanit pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në skuadër duke larguar një pjesë të mirë të stafit madje edhe vetë trajneri Gattuso është në dyshim për të ardhmen.
Gjatë orëve të fundit mediat përtej Adriatikut, raportojnë se drejtuesit e rinj të Milanit dëshirojnë që të nënshkruajnë me Igli Taren të cilit do t’i propozohet pozicioni i drejtorit sportiv.
Sipas “Milan News”, kuqezinjtë dëshirojnë të punojnë me Taren i cili dhe fituesi i disa çmimeve për punën e tij me talentet te skuadra e Lazios.
Të presim ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e klubit të Milanit që pritet të ndryshojë rrënjësisht.