Ministri për Evropën dhe punët e Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar pas tragjedisë që ka përfshirë shtetin grek ku si pasojë e zjarreve të rëna kanë humbur jetën mbi 60 persona.
Bushati shkruan se ne jemi pranë fqinjit tonë, Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave.
Postimi i plotë
Në këtë moment të vështirë ne jemi pranë fqinjit tonë, Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave. I urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi.
Albania in Greece – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonave të prekura.
Deri në këto momente raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Për çdo nevojë qytetarët t’i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183.
(M.Q/Faxweb.al)