10:04 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trump provokon sërish: Rusia do të ndihmojë demokratët në zgjedhje

08:42 | 25/07/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump provokon sërish: Rusia do të ndihmojë demokratët në zgjedhje

Presidenti amerikan Donlad Trump shkroi në “Twitter” se Rusia “do të përpiqet shumë për të ndihmuar demokratët” në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin, kundër kandidatëve republikanë të favorizuar prej tij.

Duke u përpjekur të tregojë se ai vetë ka qenë shumë i ashpër kundër Moskës, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh “shumë i shqetësuar se rusët do të luftojnë fort për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme”.

Trump shkruante se bazuar në faktin që asnjë President nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se ai, “kjo e fundit do të luftojë shumë në favor të demokratëve. Ata në asnjë mënyrë nuk e duan Trumpin!”.

Deklaratat e tij se Moska do të favorizonte demokratët në zgjedhjet e 6 nëntorit për Kongresin, bien në kundërshtim me përfundimet e komunitetit të zbulimit amerikan se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të 2016-s për të ndihmuar pikërisht kandidatin republikan të fitonte Shtëpinë e Bardhë.

Në samitin e javës së shkuar në Helsinki me Vladimir Putin, Presidenti Trump duket se mbështeti mohimin e udhëheqësit rus që Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje dhe ia kundërvuri deklaratën e Putinit përfundimeve të zbulimit amerikan që thotë se Moska kishte ndërhyrë.

Por pasi mbërriti në Uashington, ai e ktheu sërish pllakën e tha se mbështeste zyrtarët e tij të inteligjencës dhe përfundimin e tyre, shpesh duke i shtuar kësaj deklaratën e tij të zakonshme se fushata e tij nuk bashkëpunoi në mënyrë të fshehtë me rusët dhe se ndërhyrja ruse nuk pati efekt në rezultatin e zgjedhjeve.

Etiketa: donald trumpVladimir Putin
Pas

Lodhja e tepërt dhe vapa, pëson kolaps futbollisti i kombëtares gjermane. Bie pa ndjenja

Para

”Kujdes”, dalin në skenë mashtruesit në Greqi. Skema që përdorin për të përfituar

Para
Zjarret në Athinë, konfirmohet viktima e parë shqiptare

''Kujdes'', dalin në skenë mashtruesit në Greqi. Skema që përdorin për të përfituar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

Shpërthim në Gaza, 7 ushtarë izraelitë humbin jetën

Arrestohet në Dibër 40-vjeçari nga Bosnja, i shpallur në kërkim nga Gjermania për mashtrim

I dërguari i Trump: Armëpushimi me Iranin po zbatohet, bisedimet për paqe janë premtuese

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.