19:02 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“’Damkën’ politike e kam”, Manjani përjashton veten si kandidat për Tiranën: Kryetari i Bashkisë jo politik

12:36 | 25/07/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qeveria e re”, Manjani: Tepsia e gjitha për Ramën, suksese Gramozit

Zgjedhjet lokale po afrohen, ndërsa në media po flitet për kandidatët e mundshëm që do të kandidojnë për bashkinë më të madhe në Shqipëri, atë të Tiranës.

Ditën e djeshme, Politiko.al publikoi një shkrim ku trajtoheshin skenarët e mundshëm të opozitës për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, për vitin 2019-të.  Synimi i shkrimit ishte skicimi i një harte opsionesh të opozitës në përballjen me Erion Veliajn, kryebashkiakun aktual të Tiranës. Mes tyre si kandidat me potencial cilësohet dhe juristi Ylli Manjani.

Manjani ka mjaftueshëm përvojë politike (si deputet e ish-ministër) dhe njohje publike kombëtare për të ofruar një sfidant që do ta zinte ngusht Veliajn.

I kontaktuar nga Politiko.al, sa i përketë situatës në të cilat ndodhen bashkitë në Shqipëri, Manjani u shpreh: “Unë dua të rishpreh bindjen time se Tirana dhe mundësisht gjithë bashkitë e Shqipërisë, duhet të çlirohen nga votimi politik. Pra zgjedhja e kryetarit të bashkisë nuk mund të jetë pafundësisht një betejë ndërmjet partive, por një betejë ndërmjet ideve dhe projekteve.
Debati për zgjedhjet në bashki duhet të përqëndrohet tek qyteti dhe qytetarët se tek partitë e militantët. Këta të fundit kanë mundësi të përplasen në zgjedhje politike”.

I pyetur se kush mund të ishte një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës, qoftë nga lista e Politiko.al, apo jashtë saj, Manjani shprehet se kandidatët për kryetar të bashkive të mos jenë anëtar të forumeve të partive.

“Bashkia e Tiranës më së pari duhet të çlirohet nga ky makth politik ku vihen emra me profil të lartë politik, bëhen aleancat e duhura të partive dhe del që kryetari i bashkisë merret vetem me politikë!
Jemi mësuar tashmë që kryetari i bashkisë së Tiranës vijon të bëhet kryetar partie dhe në vijim kryeministër!
Por kjo është politike, dhe jo menaxhim vendor i bashkisë!
Bashkia e Tiranës në vite ka dy panorama: ose shndërrohet në komitet ekzekutiv të qeverisë (kur përkatesia politike është njësoj); ose në qendër të opozitarizmit. Ne të dyja rastet qyteti paguan kosto.
Tirana nuk ka pse të paguajë këtë çmim përjetësisht.
Ndaj, muaj më parë, kam hedhur idenë që kandidatët për kryetar të bashkive të mos jenë anëtar të forumeve të partive.  Partitë mund thjesht të ofrojnë mbështetje për një kandidat që del nga publiku dhe jo nga forumet.

Do më thoni si bëhet kjo? Ka disa mënyra se ai kjo bëhet, por më parë duhet të biem dakord.
Ndaj, rendja për të venë kandidatë me profil politik nuk është e mirë për qytetin.

Opozita, sipas meje, do ta nxirrte menjëhere jashtë mode kandidimin e Erion Veliajt dhe të gjithë të tjereve si ai, nëse do të mbështeste kandidatë jo politikë.
Kjo nuk është dobësi, por forcë! Ti kthesh qytetin qytetarëve është detyrë”.

Ndërsa i pyetur më tej nga Politiko.al, (dukeqenëse është një ndër emrat e përfolur  për kryetar bashkie), a do pranonte  nëse do merrte një proprozim për të kandiduar për Tiranën, Manjani është përgjigjur, “dua s’dua unë “damkën” politike e kam”.

“Sa me takon e njoh veten për kritik ndaj politikës, por dua s’dua unë “damkën” politike e kam..” (qesh).

Duke mohuar në këtë mënyrë kandidimin e tij për bashkinë, Manjani përforcon dhe një herë qëndrimin e tij për një kandidat jo partiak, por edhe nëse ndodh, të jetë bashkim i partive opozitare.

“Nga ana tjetër nëse edhe kjo betejë elektorale do shkojë si të tjerat më parë, pra si përplasje politike, unë mbetem në favor të bashkimit të të gjitha partive opozitare. Kjo duhet bërë një minutë e më parë.
Në këtë kontekst mbështes çdo zgjidhje e zgjedhje tëopozites së bashkuar”, shprehet më tej Manjani i kontaktuar nga Politiko.al.

Dhe në fund, juristi ka “dy fjalë” dhe për kryebashkiakun Veliaj.

“Edhe dy fjalë të fundit për Erionin. Erioni ka patur votën dhe mbështetjen time deri ditën që braktisi premtimin se “nuk do pranonte të ndërtonte kulla”!
Kjo është në shkelje flagrante e besimit ndaj votës! Ndaj Ai nuk e ka me besimin e për pasojë as votën time.
Isha gati t’ia falja edhe protesten idiote që bëri para gjykatës së Apelit Adminsitrativ, sepse në thelb ishte kundër kullave. Por ai e braktisi këtë premtim dhe nuk mund të falet!”, shprehet ndër të tjera Veliaj./Politiko

Etiketa: ylli manjani
Pas

Paralajmëroi konfirmimin në detyrë të Dvoranit, reagon PD: Fshehja e 100 milionë lekëve nuk ishte fakt i mjaftueshëm për vettingun

Para

Barcelona, Messi kërkon mesfushorin që kushton 100 milionë euro…

Para
Barcelona, Messi kërkon mesfushorin që kushton 100 milionë euro…

Barcelona, Messi kërkon mesfushorin që kushton 100 milionë euro…

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.