Barcelona ndryshon planet e merkatos. Presingu i vazhdueshëm i katalanasve, për të marrë Willian nga Chelsea, ka dështuar, pasi “blutë” e Londrës pretendonin 80 milionë euro. Në këto kushte, Barça mori Malcon nga kthetrat e Romës, për rreth 40 milionë euro, por merkato e tyre nuk do të mbyllet me aq.
Lionel Messi ka kërkuar nga klubi dikë në gjendje të zëvendësojë Iniesta dhe Paulinho, të cilët u larguan gjatë verës dhe emri i preferuar nga argjentinasi është Miralem Pjanic.
Futbollisti është kërkuar edhe nga Manchester City dhe vetë trajneri Pep Guardiola e ka telefonuar lojtarin. Në këto kushte, Juventus ka nisur një ankand të mirëfilltë duke ditur interesimin e Barcelonës.
Tanimë, boshnjaku Pjanic kushton 100 milionë euro.