Fotoja e qenit të lodhur, të tmerruar dhe të nxirë nga tymi i vendosur në një shkëmb në plazhin e Matit u bë virale në Greqi. Për disa, qeni i cili u nda nga pronarët, gjatë hedhjes në det për t’iu shmangur flakëve, ishte një lloj heroi, një simbol i shpresës.
Ndërsa sot, u zbulua që Lua (emri i qenit), i cili ishte nën kujdesin e një grupi të mirëqenies së kafshëve që nga e hëna, u ribashkua me pronarët e saj.
Një postim në Facebook nga grupi zbulon se pronarët nuk e braktisën Lunë. Ata e duan atë. Thjesht nuk arritën të kujdeseshin, gjatë një kohe shumë të vështirë.
(J.D/ Faxweb.al)