02:00 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Krimi makabër në Fier, vëllai i Kreshnik Beqirajt: Kërkojmë të zbardhet çështja, duam të na jepen fakte që vëllai ynë ka vdekur

13:40 | 26/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Krimi makabër në Fier, vëllai i Kreshnik Beqirajt: Kërkojmë të zbardhet çështja, duam të na jepen fakte që vëllai ynë ka vdekur

Donjet Beqiri, vëllai i Kreshnik Beqirit të masakruar një vit me parë nga shoku i tij, trupi i të cilit i gjet coptuar në një valixhe në periferi të qytetit të Fierit, bën apel që procesi hetimor të jetë më i shpejtë dhe të provohet shkencërisht që kufoma e gjetur i përket ose jo vëllait të tij.

“Nuk kemi marrë një përgjigje zyrtarisht nëse vëllai ynë është vërtetë i vdekur. Kërkojmë që të zbadhet çështja, dhe të na jepen fakte konkrete që vëllai ynë ka vdekur. Të dimë dhe ne si familje, të përcjellim atë për në banesën e fundit.

Vëllai ynë figuron akoma i zhdukur. Mendoj se mund të jetë gjallë, pasi nuk kam fakte zyrtare se akoma ka vdekur. Më duhet një certefikatë vdekje.

Apeli për ne është që mos të zvarritet çështja dhe duhet ti jepet një drejtim kësaj ngjarje. Nëse ka drejtësi dhe siguri, të na ndihmojnë dhe të na japin zgjidhje. Hetimet nuk ishin të duhura për të gjitha skenaret makabër që u dëgjuan dhe u deklaruan. Nuk është angazhuar sa duhet prokuroria e Fierit. Nuk kanë prova konkretë për sa i përket vdekjes së tij.”

Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier u gjet i vrarë në Janar të këtij viti.

Ndërkohë nga ana e organeve hetimore është bërë e mundur identifikimi e ndalimi i autorit të  vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Zekaj u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.

– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;

– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Etiketa: kreshnik beqiraj
Pas

Lajm i fundit/ Rrëzohet në mal polici i antidrogës në Vlorë, niset helikopteri në ndihmë të tij

Para

Julian Deda ka një mesazh për artistët që kërkojnë shembjen e Teatrit: Po shfrytëzohet emri juaj nga lubitë…

Para
Julian Deda ka një mesazh për artistët që kërkojnë shembjen e Teatrit: Po shfrytëzohet emri juaj nga lubitë…

Julian Deda ka një mesazh për artistët që kërkojnë shembjen e Teatrit: Po shfrytëzohet emri juaj nga lubitë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.