19:00 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

10 familje u përmbytën në Gramsh, bashkia: Nuk kemi mundësi që t’i sistemojmë, të strehohen te të afërmit

10:57 | 27/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
10 familje u përmbytën në Gramsh, bashkia: Nuk kemi mundësi që t’i sistemojmë, të strehohen te të afërmit

Reshjet e dy ditëve më parë sollën probleme të shumta dhe përmbytje në bashkinë e Gramshit. Situatë më problematike përjetuan 10 familjet në lagjen Oltë, ku pjesa dërrmuese e tyre i takojnë komunitetit egjyptian. Shiu i furishëm bërë që të dalë nga shtrati përroi  që gjendet sipër lagjes, ndërsa afërsia me lumin Devoll nga ana tjetër e bënte situatën edhe më dramatike. Edhe pas dy ditëve gjendja paraqitet kritike. Familjarët kanë nxjerrë jashtë cdo orendi, ndërsa janë në përpjekje për të pastruar baltën që u ka hyrë në shtëpi. Banorët tregojnë orët e tmerrit, sesi arritën të shpëtojnë të paktën fëmijët, ndërsa prej dy netësh e kanë kaluar natën jashtë, ku shprehen  se askush nuk i është ofruar për ndihmë.

“Mezi arritem të shpetojmë femijët. Madje në tentativen e shpetimit ata pinë edhe ujë. I kemi me temperaturë. Prej dy netesh flemë jashtë. Askush nuk na është ofruar për ndihmë, nuk kemi as ushqime.”

Të indinjuar me pushtetin lokal, familjarët kërkuan më tepër vëmendje për pakicat kombëtare që jetojnë në Shqipëri . Pa asnjë mundësi tjetër strehimi, pasi gjithcka kishin e humbën i drejtohet për ndihmë shtetit.

“Na kanë lënë në harresë se jemi egjyptianë. Bashkia thote ikni strehohuni diku tjeter. Po ku ti gjejme lekët ne. Të na gjejne punë dhe punojmë ne, madje ikim edhe nga këtu. Shteti të na ndihmoje, se nuk kemi rrugë tjetër.”

Kryetarja e bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani pranon situatën e vështirë në lagjen “Oltë”. Teksa e konsideron të pajetueshme këtë lagje, Z. Dollani thekson se pushteti local e ka të pamundur ti strehojë dikujt tjetër 10 familjet, ndaj kërkon prej këtyre të fundit të sistemohen tek të afërmit e tyre, pasi bashkia Gramsh ende nuk e ka një banesë sociale.

“Ajo lagje është vërtet e pajetueshme. Ne u kemi bërë thirrje edhe më herët banorëve të sistemohen në vend tjetër. Bashkia vetë e ka të pamundur t’u sigurojë një strehë. Ne ende nuk kemi banesa sociale për të sistemuar njerëzit në nevojë.”

Për përmbytjen e banesave banorët bëjnë  përgjegjës mos pastrimin e përroit . Ata i druhen faktit se nëse reshjet e radhës do ti gjejnë të papërgatitur , bilanci do të jetë edhe më i rëndë.

Etiketa: familjetgramsh
Pas

Përflitet për marrjen e kryesimit të SPAK-ut, Dritan Rreshka përballë Vetingut. Pasuria si prokuror iu 15-fishua

Para

Vodhi 3 milionë stërlina pasi ishte punonjës banke, kush është i riu shqiptar që po kërkohet në Angli

Para
Vodhi 3 milionë stërlina pasi ishte punonjës banke, kush është i riu shqiptar që po kërkohet në Angli

Vodhi 3 milionë stërlina pasi ishte punonjës banke, kush është i riu shqiptar që po kërkohet në Angli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dënohen edhe gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.