00:36 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrest me burg për të fortin e Shkodrës, për çfarë akuzohet biznesmeni Lulzim Kulla

11:51 | 27/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ky është Lulzim Kullaj, shënjestra e atentatit të sotëm në Shkodër (FOTO)

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që të lerë në burg Lulzim Kullën, të njohur si i ‘forti’ i Shkodrës.

Ai u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi që të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Ai tentoi të kalonte drejt Greqisë me një identitet të ri me emrin Alfons Deda, Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip “Audi”.

Kulla nuk bëri rezistencë gjatë momentit të ndalimit. Ndërkohë që sot avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë, pasi sipas tij, Kulla e kishte marrë në mënyrë të pavullnetshme pasaportën false, por prokurori Arben Pasho i ka nxjerrë një dënim me 12 vite burg Kullës në Breshia të Italisë për trafik droge dhe krijim të organizatave kriminale.

Sipas informacioneve nga policia, ai rezulton se ka vuajtur vetëm 3 vite burg në Itali, ndërsa ishte në kërkim nga shteti fqinj.

Kulla ishte pasagjer në një automjet tip Audi që udhetonte drejt Greqisë me identitetin e falsifikuar. Në janar të këtij viti biznesmenit Lulzim Kulla i bënë atentat në Shkodër, ku mbetën të plagosur disa qytetarë.

Emri i biznesmenit Lulzim Kulla është mjaft i njohur për Policinë e Shkodrës. 42-vjeçari konsiderohet si një prej “të fortëve” të qytetit dhe ka disa precedentë penalë.

Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare. Historia e vendosjes së gjobave për tregtarët në lagjen “Rus” dhe në zonat përreth daton që prej vitit 1997. Përmes presionit dhe terrorit, tregtarët detyrohen t’u paguajnë një shumë që shkon deri në 50 mijë lekë të vjetra në muaj grupit të të fortëve, në mënyrë që të mos kenë probleme.

Kulla, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra nga shpërthimi, njihet si një person i dhunshëm dhe se ka detyruar shumë biznese, që të mbyllin aktivitetin e tyre ndërsa shumë të tjerë, madje edhe janë detyruar që të largohen nga qyteti i Shkodrës.

42-vjeçari madje akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, që nuk i është bindur diktatit të tij. Bëhet fjalë për një tregtar për shitjen e gazit, për vdekjen e të cilit nuk pati asnjë autor. Vetëm disa muaj më parë, Prokuroria nisi një hetim për gjobvënie ndaj tregtarëve në Shkodër, por pavarësisht se operacioni u shoqërua me disa të arrestuar, çështja u sfumua nga dëshmitë e vetë tregtarëve, të cilët nga frika janë shprehur se paratë paguheshin për ruajtjen e dyqaneve dhe se ndaj tyre nuk është ushtruar presion për një pagesë të tillë.

Por, 42-vjeçari që ishte shënjestra e sulmit me tritol të shpërthyer në distancë me telekomandë rezulton se është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Lulzim Kulla, edhe pse konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, u la i lirë pas vetëm 6 muajsh. Nuk është e qartë se si 42-vjeçari ka arritur t’i shmanget dënimit, duke bërë që çështja të mbyllet. Gjatë vitit 2016 zona e Dukagjinit në Shkodër u kthye në një “Lazarat” sa i takon kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndë- rhyrjes së Shpejtë ushtruan kontroll në fshatrat e Dukagjinit, të cilët më parë ishin të paprekshme për shkak të rezistencës së kultivuesve, që shpesh qëllonin me armë në drejtim të forcave të Policisë. Në operacionin dyditor të gushtit të 2016-s, u zbuluan mbi 40 parcela me kanabis me mbi 10 mijë rrënjë. Ndonëse Policia arrestoi shumë persona të akuzuar si organizatorë të kultivimit të bimëve, mes të cilëve ishte dhe Lulzim Kulla, shumë prej tyre u lanë të lirë për mungesë provash duke bërë që askush të mos përgjigjet për një vepër të tillë penale.

Etiketa: ilir kulla
Pas

Top Channel fut në sherr gjyqtarin me KPK-në/ Selimi shpërthen në akuza: Të dhëna që si kam as unë dalin te ajo media!

Para

Flini keq mbrëmjeve? Ushqimi i thjeshtë që do ju ndihmojë të hiqni problemin

Para
Flini keq mbrëmjeve? Ushqimi i thjeshtë që do ju ndihmojë të hiqni problemin

Flini keq mbrëmjeve? Ushqimi i thjeshtë që do ju ndihmojë të hiqni problemin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.