Aktori i njohur Robert Ndrenika i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Basha pas firmosjes së peticionit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale Ndrenika i drejtohet me ironi liderit të PD-së, duke i thënë se të falenderoj shumë që me hape sytë dhe me rrite vigjilencën ne lidhje me bisedimet që kam bërë me Kryetarin e Bashkisë për ndërtimin e Teatrit te Ri Kombëtar.
“Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakort qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR).”
Ndrenika shprehet se ka rënë dakord që të ndërtohet një Teatër i Ri Kombëtar, por me kushtin që të mos jepet asnjë centimeter katror për ndërtim KULLASH dhe për këtë shkruan ai marrë BESËN e SHQIPTARIT.
Postimi i plotë
I dashur Zoti Lulzim Basha ! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakort qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT. Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina” Me respekt Robert Ndrenika.
(M.Q/Faxweb)