22:29 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Projekti 1 miliard euro vetëm për 4 rrugë, autostrada Tiranë-Durrës me koncesion, pagesë kalimi nga qytetarët

16:28 | 30/07/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Projekti 1 miliard euro vetëm për 4 rrugë, autostrada Tiranë-Durrës me koncesion, pagesë kalimi nga qytetarët

Tenderi për rrugën Orikum Dukat, përmbyll përfundimisht programin 1 miliardë euro të koncesioneve në infrastrukturë.

Ndonëse në fillim ishin parashikuar të ndërtoheshin një sërë veprash publike, kufiri 1 miliardë euro i programit është arritur me vetëm 4 rrugët kombëtare, për dy nga të cilat është nënshkruar sakaq kontrata, ndërsa dy të tjera janë në proces tenderimi.

Përveç aksit Orikum-Dukat, tre veprat e tjera janë Rruga e Rrbrit, ajo Thumanë-Kashar si dhe segmenti Milot-Balldren. Të katër këto rrugë do të jenë pa pagesë kalimi. Ato do të ndërtohen nga privatët dhe qeveria do i shlyejë më këste.

Sipas përllogaritjeve, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe interesat që do i paguhen privatëve për 13 vjet, kostoja totale e këtyre katër veprave e tejkalon kufirin 1 miliardë euro. Ndaj ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës kanë vendosur të mos pranojnë më koncesione që paguhen nga buxheti.

Por përfundimi i programit 1 miliardë euro nuk nënkupton se qeveria nuk do të japë më rrugë të tjera me koncesion. Burime nga ministria e Infrastrukturës thonë se koncesionet do të vazhdojnë, por projektet e reja do të jenë të gjitha me pagesë kalimi nga qytetarët dhe nuk do të paguhen nga buxheti.

Një nga akset kryesore që qeveria ka në plan të koncesionojë përmes kësaj formule, është autostrada Tiranë-Durrës. Synimi është që kjo rrugë të rikonstruktohet me koncesion nga një kompani private.

Sipas projektit paraprak, vlera e koncesionit pritet të jetë 170 milionë euro dhe do të paguhet nga qytetarët përmes tarifës së kalimit.

Veç rrugës Tiranë-Durrës, dy akse të tjera që mund të jepen me këtë formulë, nëse do të ketë oferta nga privatët, janë rruga Kashar-Rrogozhinë dhe ajo Kardhiq-Sarandë, të cilat edhe këto do të jenë me pagesë kalimi./TCH

Etiketa: koncesionrruge
Pas

Shkodër/ Denoncoi bashkëshortin në polici pasi e dhunoi, arrestohet 33-vjeçari (Emri)

Para

Kryeministri grek vizitë të fshehtë në Mati pas zjarreve: Tani nis beteja për rindërtimin

Para
Kryeministri grek vizitë të fshehtë në Mati pas zjarreve: Tani nis beteja për rindërtimin

Kryeministri grek vizitë të fshehtë në Mati pas zjarreve: Tani nis beteja për rindërtimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.