Në zonën turistike të “Ranës së Hedhun” në Shëngjin gjatë pasdites së sotme janë vërejtur disa lopë duke lëvizur përgjatë plazhit. Këta të fundit kanë shqetësuar pushuesit të cilët e zgjedhin këtë zonë për më të qetë.
Ky fenomen i lëvizjeve të kafshëve është vërejtur shpesh, ndërsa institucionet heshtin përballë ketij realiteti të shëmtuar për turistët vendas dhe të huaj. Prania e kafshëve ka bërë që pushuesit të mos rrinë të qetë dhe një pjesë e tyre janë larguar.
Ndërkohë një tjetër problem janë edhe mbeturinat e shumta përgjatë plazhit, çka mund të kenë bërë edhe ardhjen e kafshëve në plazh.
https://www.youtube.com/watch?v=5a2fXx5JPss&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)