Qeveria shqiptare ka vendosur ditën e stome njohjen e ndërsjellë të patentave mes vendit tonë dhe Greqisë.
Nëpërmjet këtij vendim të marrë sot nga Këshilli i Minisitrave, do të lehtësohen procedurat e emigranetëve.
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke.
Në këtë mënyrë do të ulen kostot e harxhimeve të tyre si dhe eleminimi i shumë procedurave që aktualisht janë të detyruar t’i ndjekin.
Vendimi i plotë:
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË GREQISË, MBI NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
(E.V/Faxweb.al)