Komisionit i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Pavarësisht disa shkeljeve në deklarimet e pasurisë dhe në aftësitë profesionale, KpK ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit Muçi.
Në seancë dëgjimore, KPK u shpreh se prokurori nuk ka deklaruar një ndërtesë në tokën 266 metra katrorë në Pogradec. Sipas KPK Besnik Muçi e ka përfituar në mënyrë të paligjshme këtë pasuri dhe e ka fshehur, godinën 99 metra katrorë në tokën në fjalë.
Komisioni i Vettingut ka nxjerrë në pah edhe probleme që lidhen me aftësitë profesionale të prokurorit Besnik Muçi.
Kështu është konstatuar se në vitin 2014, ky gjyqtar ka vendosur mos-fillim të hetimit pasuror për shtetasin K.N., i cili është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge.
Muçi ka pushuar në vitin 2016 edhe një procedim penal për gjobë-vënie, të regjistruar sipas informacioneve të Policisë së Shtetit.
Pas marrjes së vendimit, prokurori Muçi vlerësoi punën e KPK-së, ndërkohë theksoi se ky process i ka shkaktuar edhe një gjendje të vështirë emocionale.
“Mora guximin dhe kandidova për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kam vlerësim pozitiv për mënyrën e punimit të komisionit. Një rivlerësim i tillë të bën të jesh koshient që jemi thjesht një shërbëtor i shtetit. Është një process që të shkakton një gjendje të vështirë emocionale.
Sot jam thjesht një prokuror them se duhet të jem shumë më i përgjeshshëm, në përgjegjësinë publike që kemi marrë përsipër”, u shpreh ai para mediave.
(J.D/Faxweb.al)